MagazinaSport

Skënderbeu ishte pranë, tash shpreson në mrekulli

Skënderbeu ka pësuar me rezultat 1-2 ndaj Dinamo Zagrebit në ndeshjen e parë kualifikuese për fazën grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Elbasan Arena.
Një fillim më i mirë i ekipit mysafir që pati iniciativën në minutat e para të ndeshjes, ndërkohë që loja e nikoqirëve ishte e bazuar në kundërsulme. Soudani e vuri në rrezik portierin Shehi, ndërsa një tentativë drejt portës kundërshtare e bëri edhe Berisha.
Machado ndërhyri në mënyrë të gabuar para zonës së ekipit nga Zagrebi, u ndëshkua me karton të verdhë dhe i dhuroi një gjuajtje të lirë skuadrës shqiptare.
Bledi Shkëmbi ishte fantastik nga gjuajtja e lirë duke e përplasur topin në rrjet dhe duke e kaluar Skënderbeun në avantazh (37’).
Lojtarët nga Zagrebi vazhdonin të sulmonin, por ata nga Korça tregoheshin të fokusuar dhe ishin të rrezikshëm në daljet e tyre.

Megjithatë, përpjekjet e vazhdueshme të Dinamo Zagrebit u konkretizuan me golin e barazimit të shënuar nga El Arbi Soudani (66’).
Mysafirët ishin më bindës në lojën e tyre duke ndërtuar shumë shanse, ndërkohë që futbollistët korçarë donin që përmes kundërsulmeve të ndëshkonin.
Sidoqoftë, loja e mirë e kroatëve u kompletua edhe me golin e fitores, të shënuar nga Josip Pivaric (90’+3).
Kampioni shqiptar do të shpresojë për një mrekulli në ndeshjen kthyese që do ta dërgonte në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ëndrra vazhdon…

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button