LajmeMagazina

Sonte pritet shi, bubullima dhe moti i ftohtë në Preshevë

Instituti hidrometereologjik në serbi paralajmëroi se na pret një shi rrebesh dhe bubullima.

Ngrohjet tropikale, sipas shërbimeve meteorologjike që po arrin 36 gradë nuk do të zgjasin edhe shumë.
Moti freskues i shumëpritur, shiu dhe rënia e temperaturave më në fund do të arrinë sot pasdite.
Në Preshevë, moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Në pasditë, pritet që Presheva të mbulohet nga ret dhe gjatë natës me shi dhe stuhi, transmeton Kjo eshte Presheva Jone.
Ndërsa në ditët e ardshme do të pasohet me rënie të dukshme të temperaturës.

Parashikimi i motit për tre ditët e para të javës së ardhshme, më shumë shi do të ketë në Novi Sad, Pançevë, Zrenjanin, dhe në tëgjithë Vojvodinën dhe më pak në jug të Serbisë. Reshjet që do të fillojnë nga e diela e deri të mërkurën, do të jenë të rëndësishme dhe do të shkojnë nga 10-40 litra në metër katror, por për shkak të shiut lokal do të shpërndahen në mënyrë të pabarabartë.Në fund të javës së ardhshme, të enjten dhe të premten, do të ketë diell dhe re, por temperatura më e lartë e ditës nuk do të kalojë më shumë se 31 gradë. © Kjo eshte Presheva Jone!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button