LajmeMagazina

Sqarohet çështja e polisave!?

Qysh në ditën e parë të zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Njohjen e Reciproke të Sigurimeve të Automjeteve, të nënshkruar në Bruksel më 23 qershor 2015, kanë plasur keqkuptimet rreth mënyrës së qarkullimit të veturave.
Për të sqaruar opinionin dhe mediat, keqkuptimin më të madh të cilin e shkaktuan këto të fundit, udhëheqësi teknik për çështje të sigurimeve në dialogun me Serbinë, 
Rrahim Pacolli, ka lëshuar një komunikatë për medie në të cilën sqaron se nuk duhen pagesa shtesë për të hyrë në Serbi.
Pra, personat e siguruar që posedojnë policën TPL Plus, nuk kanë nevojë të paguajnë asgjë shtesë në lidhje me sigurimin e veturës për të hyrë në Serbi pasi, që polisa e njëjtë e mbulon edhe territorin e Serbisë.
Pra, Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve nuk trajton çështjen e targave, por të polisave. Qeveria e Kosovës do të diskutojë për këtë çështje në shtator, në të kundërtën ministrja e Dialogut paralajmëron masa reciproke.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button