LajmeMagazina

STOP dështimit Politik në Luginë!

,,Kurrë nuk duhet të thuhet ,,është vonë‘‘.  Në Politikë kurrë nuk është vonë. Ka Kohë për një Fillim të  Ri!‘‘ 
Konrad Adenauer, Kanzleri i parë i Gjermanisë pas Luftës së  II Botërore) 
Në qoftë se të gjithë ne së bashku objektivisht, pa  emocione apo interesa  personale ndaj një Partie (edhe pse ndoshta moti kohë anëtar dhe kontribues me vite me radhë) dhe pa e shiku apo analizu se ,,kush po fol apo (në  këtë rast) kush po shkruan‘‘, e analizojmë veprimtarinë Politike dhe historikun Politik të 25 Viteve të fundit, atëherë realisht shohim se Politika në komplet fushat e saja ka dështuar dhe është gjithashtu një barometër i qartë për një dilintantizëm të  theksuar nga personat të cilët kanë qenë aktiv në Politikë dhe të cilët e përfaqësojnë një Mentalitet të politikbërjes e cila i përket më shumë Kohës  së  Ex-Jugosllavisë, se sa kohës së tashme dhe qasjes apo mentalitet Europian. 
Paaftësia  menaxhuese për të ndërtuar një strategji afatgjate, afatmesme, afatshkurte dhe ad hoce për situatat e ndryshme Shoqërore apo Politike dhe si rezultat më i keq i kësaj shpërngulja masive në  Luginë, është dëshmi tjetër që këta  ,,Politikan‘‘  kanë dështuar  në  gjitha format, si në nivelin Qëndror por sidomos në nivelin lokal. 

Kush i ka Fajët? Kush mbanë pergjegjësi?
Për ne si Preshevarë shpeshherë po ngatërrohen përgjegjësit për këtë situat. Her i ka fajët Serbia (sidomos shërbimet sekrete),  her i ka fajët Kosova (përshkak të mospërfshirjes së Luginës në bisedimet në Bruksel), herë I ka fajët Shqipëria (për shkak të ndjenjës subjektive që nuk po qasen të  mjaftueshëm në Luginë) dhe here i kanë fajët  Partit e Luginës, sidomos PVD dhe PDSH si partit më të  mëdha deri më tani (përshkak të interesave të qarta grupore dhe klanore). Qytetarët e Preshevës duhen të  kenë  të  qart se ekziston një Hierarki e përgjegjësisë dhe duhen të ndërtojnë logjikën e prioriteteve të Problemeve, pra këtu vlen rregulli i përgjithëshëm që së pari duhet të qartësohen gjërat në ,,Oborrin tënd‘‘ para se të dalim në ,,Oborrin e Kojshisë ‘‘. 
Ne po shohim se bisedimet në Bruksel dhe zhvillimet në procesin e integrimit të Ballkanit në BE po shkojnë në Tempon dhe formën e vet. Ne po shohim se BE-ja, Kosova, Shqipëria dhe SHBA-ja me vite me radh e implementojnë  Politikën e ,,No Border change’’ (ska ndryshim Kufijsh). Ne po shohim se ,,teknikët’’ dhe Ideologjit e Politikbërjes të Viteve ’90-ta dhe fillim të këtij shekulli janë bërë Demode. 

Gjitha këto po i shohim, si Preshevar  tash shtrohet pyetja, si po reagojm në këto? 
Reagimi i partive aktuale në Luginë  është I njejti si para 15 Viteve edhe tash. Askush nga Partit nuk po mundet me dale nga ,,Rrypi I Interesit’’  gruporë  apo Individual të cilët me Vite me rradhë e kanë ndërtuar dhe e cila ,,pi shtrengon vetë ata aq shumë, sa që janë pak para vdekjes’’. PVD-ja shkel mbi çdo parim moral të politikbërjes kur vjen pyetja e restrukturimit të Partis nga Kryetari e te posht. Biles biles po e degradojnë një Parti me parime të shëndosha në Vitet e ‘90-ta dhe që pretendon se  ka qenë bartës i një Procesi të rëndësishëm për Popullatën e Preshevës (Refenderumi), në një Parti e cila nuk pritet të ketë më shumë ndikim në të ardhmen, pasi që nuk pritet që më së vonti në zgjedhjet Lokale të 2016 të arrin pragun e duhur për në Kuvend. PDSH-ja e cila me parime të shëndosha në fillimin e saj si Shoqatë dhe tani si parti, ka arritur të shëndrroj Partinë e saj në një ,,Konsortium Ekonomik‘‘ dhe Strukturë Diktatoriale e cila nuk njeh më parime Ideologjike, Morale dhe profesionale dhe e ndërron strategjnë e saj në mënyrë të përditshme (sot kundër Sërbisë, nesër Mirënjohje Sërbisë, sot dorëheqje e kryetarit, nesër respektimin ndaj vendimit të Sërbisë për heqjen e Lapidarit, sot kundër KKSh-së dhe themilit të saj, nesër bartës i KKSH-së, sot Patriota më të mëdhenj, nesër kundër Poitikës së Kosoves dhe Shqiperisë, sot bashkimi Kombëtar në Tirane, nesër Inegrimi i plotë në Strukturat e Sërbisë). Nuk di a ka më kontradikt se kjo  Parti në gjithë Balkanin, mirëpo e di se kjo  Parti është  duke na bërë dëme të mëdha afatgjate (e a e bëjnë me strategji apo dilintantizm, kja mbetet e ardhmja të dëshmojë), dëme të cilet kanë me iu kthyer  më së voni në zgjedhjet Lokale 2016, ku pritet të kenë humbje në elektorat deri në 50%.  

Partitë  bartëse duke shikuar me bërë ,,Politikë  të  madhe‘‘  për të mashtruar në vazhdimësi Qytetarin, kanë harruar se Qytetarit i nevojitet menaxhimi i Komunave. 
Korrupcioni i theksuar në Komunë, Uji i papishëm dhe jo i mjaftueshëm në Qytet, Mbeturinat në vende e pa vende, Rrugët  jo të mira, të cilat edhe pse shumica e Buxhetit i dedikohen rrugëve  nuk arrin nivelin e duhur, Urbanizmi dilitantik, Ekonomia e shkatërrume (papunësia mbi 60% apo 70%, as nuk dihet sakt sa), Shpërngulja masive, Arsimi dhe Shëndetësia komplet e politizuar, ,,Tenderokracia‘‘ e theksuar (ku vetëm disa Kompani përfitojn e të tjerët mbesin me ,,gishta në Gojë ‘‘), Administrata komnunale e stërngarkuar (si një Elefant i cili nuk mundet me lëviz shpejt në rast nevoje, si rasti i menaxhimit të refugjatëve apo vërshimet ekstreme në Javën e kaluar, etj.), Implementimi amatoresk dhe ngarkues i Projekteve në kohën kur Disapora gjindet në vend, shprehjet apo ,,artikulacioni Politik‘‘ amatoresk për gjërat e rëndësishme dhe mosimplementimi i të thenorit (p.sh. R. Mustafa:  ,,Jap dorëheqje të parevokuushme n‘qoft se largohet Lapidari‘‘ ) dhe më në fund largimi i BE-së dhe SHBA-së si Projektues dhe ndihmues në Preshevë (kanë stopuar çdo bashkëpunim me këtë Pushtet Lokal),etj.etj.etj…., janë vetëm disa Dëme të krijuara nga PVD dhe PDSH ndaj Qytetarit të Preshevës.  

Kush po përfiton nga kjo qasje dhe situate?
Po përfitojnë vetëm bartësit dhe mbështetësit aktiv të strukturave të PDSH-së dhe PVD-së, dmth maximal 300 Persona konkret. Popullata e di se kush janë, një femijë 2 vjeçar e din se kush janë dhe Popullata e Preshevës duhet të  reagoj. Të thojë të vërtetën edhe në qoft se është Familjar, Dost apo i njofshim i imi. STOP më këtyre Dilintantave dhe keqmenaxhuesve të interesave të përgjithshme të Qytetarit të Preshevës. 300 Individe të cilët jetojnë jetën e tyre ,,luxoze’’ dhe me pushtet, nuk ia vlen me i mbështet në të ardhmen edhe në qoft se janë Familjar, Shokë apo me kanë siguruar një Vend pune me vendim apo pa vendim, apo në qoft se më kanë shtruar rrugën me Asfalt apo Pllaka. Nuk ia vlenë dhe kjo duhet të jetë e qartë për gjithsecilin për neve. Është në duart tona të ndryshojm.

A janë të ,,fort‘‘ dhe të pamposhtëm?
Si Hitleri, Stalini, J.B. Tito, S. Husseini, Ghadafi, Mubaraki, Miloshevici  e shumë të tjerë kanë menduar se smunden të mposhten kurrë edhe Riza Halimi dhe në fund edhe R. Mustafa e kanë dhe e ndiejnë  veten më të fort se sa realisht kanë qenë dhe janë. Të gjithë kanë pasur Pushtet, të gjithë kanë pasur mbështetje Financiare nga Bizneset e atij Vendi, të gjithë kanë pasur Struktur në gjitha Lokacionet, të gjithë kanë pasur Familje e Shoqëri dhe kanë qenë të shtrire si përmbrenda por edhe jashtë vendit, të gjithë kanë manipulu dhe mashtruar Qytetarin e vet, të gjithë kanë blerë Votat dhe i kanë mbushur Kutitë, të gjithë kanë dhënë vendime Pune dhe kanë punësuar në Institucione Shtetërore, të gjithë e kanë pasur një mentalitet të politikbërjes e cila është  DIKTATURA. Por  të gjithë janë mposht dhe kanë me u mposht dhe kanë me përfundu të shkatërruar dhe të qnderum nga Historia në vazhdimësi. 

Cka është  ALTERNATIVA?
Vetëdisimi i Qytetarit! 
Ti si Qytetar e  ke në Duart tua, për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë Mentalitet, Sistem dhe Struktur  të  vjetëruar. Ndryshimi nuk vjen vetvetiu, kjo  tash e tutje duhet të kërkohet dhe të implemetohet. ALTERNATIVA gjendet në Preshevë, me njerëz të rinj dhe me një Mentalitet të Politikbërjes moderne, strategjike dhe eficiente, me njerëz me dashuri për këtë Vend e kështu që pa Interes personal, me njerëz Profesional dhe Atdhedashur, me njerëz të cilët kur nuk bëjnë Koalicion me asnjë nga këto ,,Parti‘‘, me njerëz që Korrupcionin e luftojnë dhe e ndërtojnë Europën në Preshevë, para se të hyjmë  të gjithë të bashkuar në BE! 
NDRYSHIMI PO VJEN!
Shqiprimi Arifi
Kryetar i ALTERNATIVËS për Ndryshim

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button