MagazinaSport

Super Lukaku siguron fitoren Evertonit

Sulmuesi Romelu Lukaku ka shkëlqyer në fitoren e Evertonit ndaj Southamptonit duke realizuar dy gola.

“Toffies” u treguan shumë të fortë për vendasit që nuk po kalojnë nëpër një formë të mirë. Ata pësuan disfatë me rezultat 3 me 0, vetëm një javë pas barazimit 2 me 2 me Newcaslte Unitedin.

Belgu realizoi dy golat nga kundërsulmet e shpejta të Evertonit, të cilat u treguan fatale për mbrojtjen e “Të shenjtëve”.

Fillimisht realizoi në minutën e 22-të kur harkimin e Arouna Cones e shndërroi në gol pas gjuajtjes me kokë.

Në çastet e fundit të pjesës së parë, Lukaku përsëri realizoi ndërsa në golin e tij asistoi Ross Barkley.

20-vjeçari anglez vulosi fitoren e Evertonit me një gol të realizuar në minutën e 84-të.

Me tre pikët e fituara, Evertoni del në pozitën e dytë me katër pikë. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button