Edhe presidenti i Interit, Erick Thohir, ka thënë të njëjtat arsye sikurse të trajnerit Roberto Mancini për largimin e Xherdan Shaqirit dhe Mateo Kovacic.
Interi këtë afat kalimtar ka bërë shitjet më të mëdha viteve të fundit, duke larguar dy lojtarë që cilësoheshin si e ardhmja e ekipit.
Por, presidenti Thohir tha se janë bilancet financiare që e detyruan skuadrën të marrin vendimin për largimin e Shaqirit dhe Kovacic.
“Largimi i Shaqirit, njësoj si ajo e Kovacicit, ka qenë e realizuar për të stabilizuar bilancin”, deklaroi Thohir.