MagazinaSport

Valencia e Mustafit e mund Monacon (Video)

Valencia ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të play offit të Ligës së Kampionëve.

 Nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes luajti Shkodran Mustafi, i cili shfaqi edhe performancë mjaft të mirë teksa mori edhe një karton të verdhë.
Goli hapës erdhi shpejt. Pas katër minutash lojë Feghouli ndihmoi Rodrigon që të realizojë për 1-0.
Në pjesën e dytë loja u hap edhe më shumë kur Pasalic (49′) realizoi për 1-1.
Vetëm 10 minuta më vonë Danny Parejo ishte ai që relaizoi për 2-1 dhe epërsinë e vendasve.
Rezultatin më solid e bëri Feghouli i cili shënoi për 3-1 në minutën e 86-të.
Me këtë rezultat Valencia është shumë pranë që të sigurojë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kurse Monacos i duhet një fitore prej 2-0 pas një jave.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button