Janë bërë tri vjet qëkur Komisioni Qeveritar për verifikimin e ushtarëve të UÇK-së, ka filluar punën për të ditur saktë numrin e pjesëtarëve të kësaj ushtrie, por ky proces po merr kohë me shumë sesa ishte parashikuar. Madje, procesi tashmë ka zgjatur më shumë se sa vet lufta e UÇK-së.
Por ky proces po merr kohë me shumë sesa ishte parashikuar. Madje, procesi tashmë ka zgjatur më shumë se sa vet lufta e UÇK-së.
Se procesi i verifikimit të ushtarëve të UÇK-së është vonuar dhe nuk do duhej të zgjaste kaq shumë, e thonë edhe përfaqësues të familjeve të luftëtarëve. .
Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së, tha për Tribuna Channel, se jo vetëm procesi i verifikimit të listave, por çdo proces tjetër që ka të bëjë me kategoritë e dala nga lufta ka qenë i stërvonuar.
Këtë e thotë edhe Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve.