LajmeMagazina

Vetëm 11 muajshe dhe ndrron Jetë

Një foshnjë 11 muajshe e gjinisë femërore(E.H) ka vdekur në një basen me ujë që ishte në ballkonin e një banese në Mitrovicë.

Burime të KosovaPress bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ku fëmijët më të rritur janë larë në basenin e gomës që gjendej në ballkon ku pasi janë dalë e kanë harruar derën hapur.
Foshnja ka shkuar zhagas në ballkon, ka arritur ë futet në basenin me ujë dhe ka gjetur vdekjen pasi që është ngulfatur në ujë.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button