Ekrem Xheladini veteran i UÇK-së, për dy vajzat e tij mezi po siguron kafshatën e gojës. Tani familja e tij rrezikon të mbetet edhe pa strehë. Në ndihmë nuk e ka ndërmend t’i dal Komuna e Podujevës.
Kjo pasi që në këtë shtëpi ai është duke jetuar me qera, e së fundmi u paralajmëruar nga pronari që të largohet nga ajo.
Për këtë arsye ai iu drejta komunës për ndihmë.
Pavarësisht kësaj, Komuna e Podujevës vështirë se do t’i dal në ndihmë këtij nevojtari.
Drejtori i Drejtorisë për Mirëqene Sociale Agron Hyseni, i tha Klanit përmes telefonit, se komuna për shkak të shkurtimeve buxhetore nuk do të mund t’i ndihmojë askujt në këtë aspekt, me gjithë se, sipas tij, në këtë komunë janë mbi 100 familje në nevojë.
Këto kushte të rënda Ekrem Xheladinin, po e shtyjnë të marr pjesë edhe në protestat e veteranëve të luftës.