LajmeMagazina

Xiki nga Nasalca valltari që la gjurmë në dasmat e Anamoravës

Zija Mehmeti nga Nasalca e Bujanocit i njohur si Xiki është valltari më i pranueshëm në dasmat e Anamoravës. Aty ku është Xiki aty është atmosfera. Nuk ka pjesëmarrës në ndonjë dasmë që nuk ka dëshirë ta shoh duke vallëzuar Xikin. 
Edhe pse në një moshë mbi 70 vjeçare Xiki ende bënë gjeste të valltarit profesionist. Ruani traditat popullore, ruani vallet e pastra shqiptare sepse vetëm kështu dëshmojmë se jemi popull me kulturë civilizuese porosit Xiki. Zija Mehmeti ose Xiki siç e thërrasin të gjithë është njëri nga valltarët më me nam në dasmat e Anamoravës. Është njëri nga valltarët e pakët që frekuenton nëpër dasma e sidomos në ato dasma ku dëgjohet surla e tupani. Gjurmët e Xikit nëpër dasmat shqiptare tashmë e kanë bërë të vetën. Aty ku është Xiki aty është edhe atmosfera. Pothuajse nuk ka njeri që ndodhet në atë dasëm e nuk ka dëshirë ta shoh Xikin teksa tregon aftësitë e tija prej profesionisti. Edhe pse ka një moshë të shtyrë kjo nuk e pengon që ai me zemër të luaj me orë të tëra. “Vallet i kam dashur qysh si i ri. Edhe tani gëzohem që ende nëpër dasmat tona nuk është zhdukur surla e tupani. Gjilani dhe Anamorava kanë një mentalitet të përafërt me dasmat e Luginës dhe kur më thërrasin miqtë apo dikush që e njoh vije me kënaqësi” shprehet Xiki për rajonipress. Xiki është nga Nasalca kurse ka të afërm e familjar edhe në Gjilan. “Ruani traditat popullore, ruani vallet e pastra shqiptare sepse vetëm kështu dëshmojmë se jemi popull me kulturë civilizuese” porosit Xiki. Për Xikin fliten edhe shumë histori të ndryshme. Por ai nuk ngurron të tregoj njërën prej tyre për rajonipress. “Isha duke punuar në një arë në një fshat të Gjilanit. Afër bëhej një dasëm që kishte tupanë e surla. Për një moment i kam lënë kijet dhe kam nisur të kërcejë në arë. Unë kërceja e vallëzoja i vetëm bashkë me ritmin e surlave e tupanëve” thotë Xiki. Por Xiki ka një shpresë se këto tradita do të kultivohen e ruhen. “Më vjen mirë që shumë të rinj e duan lojën time dhe vrapojnë të më fotografojnë dhe i shohin me kujdes lëvizjet e mija. Kjo më bënë shumë krenar dhe jap gjithçka nga vetja vetëm për tua ngulitur të rinjve vallet tona”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button