MagazinaSport

Zyrtare: Otamendi kalon te Man.City

Manchester City e ka konfirmuar lajmin se ka nënshkruar me mbrojtësin argjentinas Nicolas Otamendi.
Mbrojtësi ka ardhur nga Valencia dhe ka nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare.
Argjentinasi ka qenë në shënjestër edhe nga Manchester United, por ai lëvizi drejt ‘Etihad Stadium’ për një shifër prej 45 milionë euro.
“Unë jam këtu për të dhënë më të mirën, për të luftuar ndeshje pas ndeshje dhe për të dhënë më të mirën nga unë për klubin e Cityt. Shpresoj që të fitojmë sa më shuam tituj “, ka thënë Otamendi për faqen zyrtare të klubit .
Edhe trajneri Manuel Pellegrini u nda i kënaqur me nënshkrimin e mbrojtësit.
“Nicolas Otamendi ishte ndoshta mbrojtësi më i mirë në La Liga sezonin e kaluar dhe është e natyrshme që unë jam i kënaqur që do ta kem një lojtar me cilësi të tilla”. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button