Shkurt e Shqip

​Albin Kurti, kjo nuse e stabilitetit politik!

Albin Kurti, qartësisht aspak nuk dallon nga krerët e tjerë partiak në Kosovë, ai është një prej shumë prositutave politike të shitura me orar të rregullt pune. Se ai nuk dallon përmbajtësisht aspak nga të gjithë krerët frikacak e të padinjitetshëm politik tregojnë edhe shembujt në vazhdim: Hashim Thaçi u vetë-emërua në partinë e tij PDK, dhe tha: Kjo është Demokraci. Ramush Haradinaj u vetemërua dhe tha: Kjo është Demokraci. Isa Mustafa u vetemërua dhe tha: Kjo ishte Demokratike. Albin Kurti vetemëroi kryetarin e partisë, dhe tha: Kjo është Demokraci!
Me qëllim të mirëmbajtjes së balancit politiko-juridik midis republikave, politika qeverisëse e Titos, kishte qëllim të frenonte lëvizjet nacionaliste të cilat kishin vërshuar rajonin pak para rënies së ish-perandorive. Një objektiv i veçantë ishte për të konfirmuar epërsinë e Serbisë, e cila ishte republika më e populluar dhe në atë kohë, kishte më shumë kontroll në radhët oficerëve të Ushtrisë Federative, ose siq njihej atëhere: Armata Popullore e Jugosllavisë.

Hashim Thaçi ishte një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mori armët në fund të viteve 1990, për t’u çliruar nga sundimi i dhunshëm i Jugosllavisë, nën udhëheqjen e njeriut të fuqishëm të Beogradit, Slobodan Millosheviç, i cili ishte shpëtuar nga dënimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, pasi ishte raportuar i vdekur, gjatë një procedure gjyqësore në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, Hagë.

Kështu, faktori i huaj politik i instaluar në Kosovë, duhej të krijonte mekanizma, të cilët duhet ta ruajnë atë që ata e quajnë “stabilitet politik”, e për të penguar e frenuar çdo nisje patriotike për ta çliruar vendin nga bandat grabitçare, atyre iu duheshin patriot televiziv. Hashim Thaçi nuk ka ndonjë dëshmi për të evidentuar luftën e tij çlirimtare, pos dëshmisë prej një patrioti televiziv deri në vitin 1999, të cilit më pas i skadoi afati, por ai ishte vënë tanimë në shërbim të politikave të huaja. Albin Kurti, e ka të njejtën histori me shokun e tij Thaçi.

“Thaçi është paçavër, për t’i fshi pluhnat,” kishte pandehur dikur Albin Kurti, duke na lënë të kuptojmë se ky është një ujë kemikal, për të spërkatur pluhurin.

Të dy patriotët e skaduar televiziv, Hashim Thaçi dhe Albin Kurti, i kishin shërbyer agjendave të frenimit të patriotëve të vërtetë. I pari po ‘bëhet idare’ në politikë duke i frenuar patriotët e UÇK-së, e dyti duke frenuar ata që duhej të vazhdonin rrugën e lënë në gjysëm nga UÇK. Pasi Kosova në fakt, as nuk ishte ndarë nga Serbia e as nuk ishte çliruar. E ish-bashkëveprimtarët e Thaçit dhe Kurtit, të cilët, kishin luftuar kundër forcave Jugosllave të Serbisë për të mbrojtur civilët etnik shqiptarë, gjatë vitit 1999, pas kësaj periudhe, rreth dyzetë prej tyre, ishin detyruar të ndjekin rrugën e pakthim duke u vetëvrarë për shkak të kushteve të rënda socio-ekonomike, derisa komandanti i tyre z. Thaçi, dyshohet të jetë bërë milionerë dhe veq kësaj, është i identifikuar si peshku më i madh i krimit të organizuar në gadishullin ballkanik, duke qenë subjekt i hetimeve ndërkombëtare për krime të rënda. E Albin Kurtit, nuk i dihet fija financiare. Por, sigurisht se është më i pasur se secili nga ne që bashkojmë shkronja, e secili nga ata që luftuan dikur qenësisht, e u detyruan të vetëvriten.

Këta të dy bashkë, sikur po e vazhdojnë planin operativ të Titos, por në një Jugosllavi në miniaturë, në Kosovën jo me Jugosllav, por me të huaj të tjerë. E të huajt, jo vetëm që kanë për objektiv për të konfirmuar epërsinë e Serbisë, siç bënte Tito dikur, por mbase duan të sigurohen që kjo epërsi, të ruhet me kujdes, duke fryrë e shfryrë ‘ventilla’, me delikatesë!

NATO ndërhyri në vitin 1999 me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon. Por, NATO dështoi për të parandaluar spastrimet e mëtutjeshme etnike, të cilat nodhën me një hov të karakterit të nacionalistëve serbë edhe pasi gjoja përfundimit të luftës në Kosovë. Kujto ngjarjet e bregut verior të Kosovës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Kështu, shqiptarët e dëbuar, të vrarë, e të dhunuar, ishin përpjekur të ktheheshin në shtëpitë e tyre me shpresën se ishin të lirë tanimë. Por, fakti që një pushtet i huaj, padrejtësisht i instaluar në vend po vazhdonte me trendin e persekutimit sistematik të shqiptarëve që në publik ishin të identifikuar si ‘heronjë’, nuk po i pëlqente popullit, me ç’rast një mllef i furishëm ishte akumuluar me kohë si pasojë e padrejtësive të mëdha dhe pafund, që po vazhdojnë sot e asaj dite.

Popullata shqiptare e pushtuar pa pushtet, kishte reaguar me të drejtë kundër padrejtësive që sistemi i instaluar politik ndërkombëtar në emër të Kombeve të Bashkuara, kishte shtypur në vazhdimësi liritë dhe të drejtat themelore të një kombi që sapo kishte dalë nga lufta e nisur për çlirim. Lirinë për të cilën u flijuan nuk po e përjetonin. E meqë pushteti në dorën e qytetarit dhe për qytetarin nënkupton liria, atëhere, shqiptarët këtë nuk e kanë. E nëse ka kuptim të zgjedhësh politikanët nëpërmjet votës vetëm atëhere kur e ke pushtetin, mbetet që dikush të na sqarojë pse vendosën të hyjnë në tregun e votës pa pushtet.

“Sërish Vjen Marsi” këndonin shqiptarët, por me ardhjen e Hashim Thaçit në skenën politike në Kosovë, dukej sikur marsi i 98-ës, ishte i fundit, e vula përfundimtare iu vu me marsin e 2004-së, ngase me ardhjen e Albin Kurtit nga burgjet e Serbisë, gjithçka mori fund që atëhere.

Një nevojë emergjente e krijimit të këtij mekanizmi ishte paraqitur menjëherë pas ngjarjeve të pranverës së ndaluar në Kosovë. Do të përdorej një rotacion, Thaçi do të zbatonte politikat anti-kombëtare e Kurti, do të kujdesej që të ndalonte çdo kryengritje. Kështu, vit-pas-viti, Kosova po kthehet në Serbi, në vend se të pavarësohej nga ajo.

Për të mos u përsëritur më ngjarje si ato, u krijua lëvizja vetëvendosje, Albin Kurti, ishte lideri më i duhur për këtë punë. Ai sikur ia kishte borxh (dikujt!) lirimin e tij nga burgjet e serbisë. Një personalitet karizmatik, që zotëron poemën e përditshme të demagogjisë politike. Një njeri, që është në gjendje të thotë se është ditë, pavarësisht, pse ju diellin nuk e gjeni dot, “po tash kemi rrymë!” për habi, mund të përgjigjet ai.

Albin Kurti, me (disa!) shokët e tij, ia kanë dalur sukseshëm ta kontrollojnë një pakicë serioze në Kosovë. Pra, pikërisht atë pakicën e cila do të kapte edhe pushkët nëse do të ishte nevoja për të mbrojtur të drejtën tonë njerëzore e kombëtare. Atë pakicën me atë mendësi që luftuan për lirinë e vendit, e që nga LDK-ja e Isa Mustafës, ishin quajtur “dora e zgjatur e Serbisë”. Por, jo vetëm Hashim Thaçi ishte shëndërruar një LDK në miniaturë, këtë punë sot po e bënë edhe Albin Kurti. Çdo patriot prej vërteti në Kosovën e pasluftës si për LDK-në, PDK-në dhe Albin Kurtin është një i dyshuar.

Me gjakun e dëshmorëve bënë lojë ish-UÇK-istët: Thaçi, Haradinaj dhe Kurti me disa shokë. E kam fjalën për atë pakicën e UÇK-së, të cilët thanë se plumbat i kishin blerë 4$, derisa ato i kishin paguar 1$ për copë. Ata janë të gjallë, po-po, ata sot e asaj dite po na i rjepin xhepat, bashkë me disa banditë të huaj, që janë të mendësisë së njejtë, e Albin Kurti, është nusja e tyre për bukuri, është maska e stabilitetit të tyre, të cilin ata e kanë shumë nevojë.

Do të shkruaj për Albin Kurtin, sepse sikur të mos e çjerrim maskën e tij, e kemi problem t’ua kuptojmë mendësinë dhe veprimtarinë banditëve të tjerë, ngase ky është ai mashtruesi (poker face!), i cili po e turbullon përditë e më shumë ujin para qytetarëve, apo siç thuhet në gjakovë: “Po ua lyen kryet me akull!”

Albin ‪‎Kurti mund ta kënaq egocentrizmin e tij duke përsëritur disa herë në ditë se ‪‎Vetëvendosje nuk ka ndryshuar me hyrjen brenda sistemit, por ky i fundit ka përfituar një esencë të re. Ai dhe të tjerët si ai, duhet ta kenë të qartë se kanë filluar t’i binë pendlat tregimit të pabesueshëm për virgjëreshën e paepur që jeton në bordello e rrethuar nga gangsterë e kriminelë të çdo lloji.

Në një shkrim të tij, më 31 janar 2007, pra vetëm dhjetë ditë para ngjarjeve të rëndësishme të shkurtit, të cilat edhe shënojnë ditën më vendimtare kur Albin Kurti, i bënë puçin kryengritjes ai thotë:

“Të kënaqurit janë pakicë. Të pakënaqurit janë shumicë. Të kënaqurit janë në sistem. Të pakënaqurit nuk janë të përfaqësuar. Ata duhet të dëgjohen. Andaj, ata duhet të bëhen të zëshëm. Nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, nëpër rrugët e lirisë. Sepse aty nis liria. Sepse ashtu nis liria!”

Çfar e bëri Albin Kurtin, që Lëvizjen Vetevendosje ta bëjë një pakicë, pse Albin Kurti e lejoi që regjimi strukturor t’i fut ata përfundi vetës në vitin 2010. Gjykuar nga thënia e tij, duket se Albin Kurti me partinë e tij, nuk i përfaqëson më të pakënaqurit, por të kënaqurit.

Po këtë vit, Albin Kurti kishte thënë: “Veton Surroi e sheh n’andërr Titon,” dhe jo më pak se shtatë vite më vonë, gjatë zgjedhjeve të qershorit 2014, ku u ri-zgjodhën të dyshuarit për përfshirje në krim të organizuar dhe krime lufte, Albin Kurti, deklarohet se ka përputhje ideologjike me njeriun që sipas tij e kishte parë në ëndërr Titon, duke thënë: “Kemi një përputhje ideologjike me Vetonin.” —Albin, a je ti?

Po më 22 mars të vitit 2007, Albin Kurti kishte thënë:

“Në ‎Kosovë, votimi është mënyra se si partia çlirohet prej qytetarit: eja voto, shko në shtëpi pastaj, mos dil në rrugë, më shiko mua në televizor, dhe nëse nuk të kam pëlqyer mund të më ndëshkosh pas katër viteve. Ndërkaq, partia është mënyra se si regjimi strukturor i fut ata përfundi vetes: partitë hyjnë brenda koordinatave të huaja që si të tilla s’mund t’i ndryshojnë dhe bëhen përmbajtje e sundimit që e maskojnë atë para qytetarëve.”

Çfar e bëri Albin Kurtin që të vendos të çlirohet nga qytetari? -që të vendos t’i thotë qytetarit të ‪‎Kosovës: eja voto, shko në shtëpi pastaj, mos dil në rrugë! Pse Albin Kurti ka vendosur të lejoj që ‘regjimi strukturor’ ta fut atë përfundi vetes, duke e vendosur atë brenda koordinatave të huaja.

Albin Kurti, qartësisht ka dëshmuar se është maska edhe e politikës së huaj para qytetarit. Për atë që partia ‘Vetëvendosje’ po e quan “Zajednicë”, struktura politike në vend ka pranuar reagime përshëndetëse, si nga ambasada amerikane në Prishtinë, ashtu edhe nga zërat e rëndësishëm evropian. Nëse ‘Zajebnica’, siç ndryshe po e quajnë partia ‘Vetëvendosje’ e copëtoka territorin e Kosovës, atëhere këtu fajtor janë edhe të huajt, të cilët dukshëm po e stimulojnë ri-kthimin e Kosovës në Serbi. Pse nuk po i kundërshtoni të huajt, apo nuk keni guxim, e nëse nuk keni guxim, pse po merreni me politikë?

“Duhet me e sos me dekë për vend, nëse don me i hi politikës,” thoshte veprimtari Adem Demaçi, të cilin shokët e tu paturpësisht u përpoqën ta dëbonin nga zyret e ‘Lëvizjes Vetëvendosje’, në ngjarjet e shkurtit 2007. “Plak kryeneq dhe i pacipë” i thanë ata, por pasi ai, dhe shumë të tjerë, e kishin kuptuar, se ju po i bënit puç, asaj që dukej të ishte një kryengritje serioze.

Pse nuk organizuat revoltën popullore për ta shpëtuar vendin nga e keqja, pse nuk jeni përpjekur gjatë gjithë vitit t’i takoni qytetarët fshat-më-fshat e qytet-më-qytet, siç bëhej dikur. Pse nuk i keni organizuar qytetarët për më shumë se një vit? Tani keni edhe logjistikë financiare, jo si dikur që protestat ju kushtonin deri në 50-mijë € dhe “mbase nuk e dinit se nga vinte buxheti.” Tani, financat i keni të siguarara dhe me origjinë të dëshmuar të paktën, nga struktura e cila ju ka futur përfundi.

Perëndimi dukshëm ka partneritet të fshehur me Albin Kurtin si opozitarë, e natyrisht, të hapur Hashim Thaçin në pozitë, pasiqë Kurti dhe partia e tij ‘Vetëvendosje’ dikur ‘Lëvizje’ në vazhdimësi ka shërbyer si vegël e kontrollit qytetar dhe partitë në pozita si ajo e Hashim Thaçit PDK, dhe e Isa Mustafës LDK, vazhdimisht ka marr vendime të cilat kanë nxitur reagimet qytetare. Duket qartë se rregulli i pashkruar por i vepruar është që rotacioni i pushtetit në vazhdimësi të jetë në dorën e partive politike të gjunjëzuar para të huajve si kafshë të gjora, por asnjëhere i qytetarëve.

Albin Kurti, në emisionin ‘interaktiv’ të KTV-së, komentoi deklaratën ofenduese të kryeministrit Isa Mustafa, duke thënë:

“Unë nuk mund të lëshohem në gjuhën e tij, i cili po flet si pronar Rançi ose fermer.”

Por, sikur për ironi, është vetë Albin Kurti po ai që dikur shëtitej me një gomar nëpër ‪rrugët e Prishtinës duke e kundërshtuar procesin zgjedhor, e për të cilin ai vetë thoshte se të votosh pa të drejtën për ‪‎Vetëvendosje dhe ‪‎Referendum, është njëjtë si të zgjedhësh brenda shtretërve të fjetjes në burg.

E me gomarin që shëtitej Albin Kurti, me të drejtë, përpiqej t’i tregonte popullit se nuk mund të jeni asgjë tjetër pos një gomar, nëse si politikanë vendosni të veproni brenda një kuadri ligjor të paracaktuar nga të huajt, pa të drejtat për vetëvendosje dhe referendum. Gjykuar nga kjo, mbase Kryeministri Isa Mustafa, ka pasur të drejtë kur metaforikisht e quajti Kurtin një ‘gomarë’, jo pse unë kam ndonjë simpati për kryeministrin, por sepse pajtohem plotësisht me konceptin e aksionit simbolik të shëtitjeve të dikurshme të Albin Kurtit me gomar në kohën e zgjedhjeve nëpër Prishtinë. E duke u përpjekur të shmang kuptimin metaforik të reagimit të Mustafës, Kurti përpiqej të tregonte se sa i poshtër është ai, por Mustafa e kishte thumbuar me metaforën e Kurtit, dhe poshtërsia me emrin gomar, e ka origjinën nga vetë Kurti.

Edhe pse në vitin 2010, diplomatët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve ishin dëshmitarë të mbushjeve të kutive të votimit dhe parregullsive të tjera, dhe se zgjedhjet duhej të përsëriteshin në më shumë se 20 qendra votimi, megjithatë, zgjedhjet ishin pranuar pa asnjë refuzim nga të gjitha subjektet politike që konkurruan në zgjedhjet e para të përgjithshme të vendit pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, e cila shpallje, nuk ishte një akt që synon të hyjë në fuqi, ose që synon të marrë efekt brenda kuadrit ligjor, siç precizojnë paragrafet 102 dhe 109 të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Po atë vit, partia ‘Vetëvendosje’ kishte hyrë në sistemin e trumbetuar si të padrejtë dhe të kapur nga SHIK-u i Hashim Thaçit, sipas tyre. Çfar i motivoi këta që t’i legjitimojnë të gjithë këtë sistem të padrejtë dhe kriminal, pse duhej të punësoheshin në një sistem të kapur nga Hashim Thaçi dhe SHIK-u?

Pra, ‘gumëzhimat’ e tij në emisionin ‘interaktiv’ të 28 gushtit të këtij viti, dhe nëpër konferenca për medie që përpiqet të flet në emër të popullit, duket sikur janë një mashtrim, apo mbase edhe tentime të dëshpëruara për përfitime të kapitalit partiak. Kështu besohet se e kapitalizuan për interesat e partisë edhe gjakun e të vrarëve më 10 shkurt 2007. Gjithsesi, nëse të vrarët i trajtojmë sipas mendësisë mashtruese të partisë ‘Vetëvendosje’, ata nuk vdiqën për Kosovën ahtisariane. Por, për hirë të së vërtetës, ata nuk ishin madje as aktivistë, ata ishin kalimtar të pafatë që mashtruesit i detyruan familjarët të deklaroheshin, se bijtë e tyre, ishin anëtar të lëvizjes.

Albin Kurti, dikur thoshte se ne duhet të bëhemi të zëshëm nëpër rrugët tona, sepse aty nis liria. Por, çfar e bëri Albin Kurtin ta braktisë rrugën e lirisë, pse ai tanimë është pengesa kryesore e çdo nisme për lirinë, kujt po i shërben ai. Titoja, do ta shpërblente këtë, por anipse Titoja i Jugosllavisë nuk është më, Kurti është shpërblyer me një cope rrogë nga titot e sotëm. — Albin, kaq kishe nevojë? Këtë, mbase vetëm ai mund të na tregojë, por neve nuk mund të na ndalojë për t’ja çjerrur maskën e një mashtruesi. Pasi, nuk duhet shumë njohuri për të kuptuar kundërthëniet e tija. Faktet janë publike dhe ne të gjithë jemi dëshmitar.

Ai, po në marsin e vitit 2007, kishte thënë: “Këshillat e tyre që të votojmë dhe të votohemi janë të rëndësishme sepse pranimi i tyre do të na bënte të parëndësishëm.”

Çfar e bëri Albin Kurtin që të vendos ta pranojë “këshillat e tyre të rëndësishme”;
Pse Albin Kurti deshi që t’a bënte ‪‎Lëvizjen Vetevendosje të parëndësishme?
Më vonë, në dhjetorin e vitit 2009, në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së, ai kishte thënë:

“Kur një organizim politik e humb idealin, përfundon ose në krim ose në shërbim informativ.”

Ideali i organizimit politik ‘Lëvizja Vetëvendosje!’ ishte një luftë e pakompromis kundër marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat bëheshin dhe vazhdojnë të bëhen në emër të Kosovës, duke e dëmtuar atë. Koncepti politik i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte një Kosovë me të drejtë të plotë të vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme. Me një Kosovë jashtë Serbisë, e cila në fakt do ta gjunjëzonte serbinë, duke e kushtëzuar atë. Çfar e bëri Albin Kurtin, ta pranojë një Kosovë brenda Serbisë, një Kosovë pa vetëvendosje të brendshme dhe atë të jashtme?

Partia ‘Vetëvendosje’, ngërthen në vete anëtar të cilët dokumentueshëmjanë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, madje edhe disa prej tyre besohet se janë ish-punonjës të shërbimit informativ të Hashim Thaçit, kreu i të cilit ka qenë Kadri Veseli, tani kryetar i parlamentit ahtisarian, aty, ku edhe vetë Albin Kurti me disa shokët e tij, është punonjës. Se cilit koncept i përket partia e tij, ai mbase duhet ta sqaroj, por qoftë për shërbim informativ apo edhe organizatë kriminale, duket se i plotëson kushtet, gjykuar nga përmbajtja e anëtarëve të saj.

Partia ‘Vetëvendosje’ ka qenë më e zëshmja me konferenca kundër procesit të dëmshëm të privatizimit në vazhdimësi, mirëpo kur më 6 prill -2013, po votohej për ta shitur ose jo PTK-në, Albin Kurti, nuk ka marr pjesë në votimet e kuvendit, kur nga ‪‎LDK-ja ishte prezantuar rekomandimi i pezullimit të shitjes së PTK-së, ai sipas gazetës ‘Tribuna’, kishte qëndruar në ambientin e Kuvendit, duke mos marr pjesë në asnjërën nga pikat e diskutimit. E si për ironi, rekomandimet për pezullimin e shitjes së PTK-së, ishin hedhur poshtë me rezultat të barabartë 38 me 38, pasi vota “për” e ‪Kurtit, do të ishte vota përcaktuese. Në faksimilen e votimit për ose kundër këtyre rekomandimeve, të cilën e kishte parë gazeta, mungon emri i Kurtit. Por “‪‎Vetëvendosje,” ishte arsyetuar se Kurti, i cili përpiqet të hiqet si deputet i denjë, paska qenë i zënë me disa takime të tjera. Si ka mundësi një deputet i denjë të braktis detyrën e tij primare në kuvend, dhe të bëjë takime të tjera? Me kend është takuar ai, pse takimet e tjera paskan qenë më të rëndësishme se bllokimi i procesit të privatizimit i cili ua nxiu jetën qytetarëve në vend duke i varfëruar ata, deri në atë masë sa mbi 200 mijë sosh, u detyruan të braktisin vendin duke rrahur rrugët e ftohta të Serbisë dhe duke përfunduar në burgjet evropiane, e disa prej tyre duke gjetur vdekjen anës lumenjëve të Hungarisë.

Albin Kurti, është një politikan rrezikshmërisht, mashtrues e i paturp, sa gazetari Artan Haraqija, duke u përpjekur të sqaroj opinionin për të në vitin 2013, me të drejtë e kishte quajtur një “Dr Zeqo Pilafi, i politikës në Kosovë”.

Albin Kurti, qartësisht aspak nuk dallon nga krerët e tjerë partiak në Kosovë, ai është një prej shumë prositutave politike të shitura me orar të rregullt pune.

Se ai nuk dallon përmbajtësisht aspak nga të gjithë krerët frikacak e të padinjitetshëm politik tregojnë edhe shembujt në vazhdim: Hashim Thaçi u vetë-emërua në partinë e tij PDK, dhe tha: Kjo është Demokraci. Ramush Haradinaj u vetë-emërua dhe tha: Kjo është Demokraci. Isa Mustafa u vetë-emërua dhe tha: Kjo ishte Demokratike. Albin Kurti vetë-emëroi kryetarin e partisë, dhe tha: Kjo është Demokraci!

Kur të dyshuarit për përfshirje në krim të organizuar, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e mashtruesit flasin për demokracinë dhe të drejtën njerëzore, atëhere jemi në një rrugë drejt morgut, e para se të digjemi atje, mbase këta duhet të digjen, që ne të shpëtojmë duke përfunduar burxheve të evropës, rrugëve të ftohta të Serbisë apo edhe mbytjeve buzë lumit.

Vedat Xhymshiti, Gazetar i Pavarur

Leave a Reply

Back to top button