Sport
Ja çka thotë mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen ndaj Danimarkës
Herolind Shala, ka bërë të ditur se Kombëtarja e Shqipërisë është gati për dy ndeshjet e rëndësishme kualifikuese për Euro 2016 ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Mesfushori shqiptar Herolind Shala, ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, së bashku me Odise Roshin, duke treguar se po stërviten dhe janë të gatshëm për Danimarkën.
Djelmoshat e trajnerit italian Gianni De Biasi, po qëndrojnë në Venezia të Italisë, ku po përgatiten para ndeshjes me Danimarkën.
“Me mikun tim Odise Roshin në Itali. Jemi duke u përgatitur për ndeshjen ndaj Danimarkës. Ju përshëndes”, kishte shkruar Shala në Facebook.