Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2016, po ofronë
Ndeshja ndaj Serbisë është shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare dhe është duke u kërkuar në mënyra të ndryshme që tifozët në stadium të mos bëjnë diçka që do ta dëmtonte Kombëtaren drejt realizimit të ëndrrës Euro 2016.
Grupi Albania Team në Facebook, kanë shkruar se tifozët shqiptarë do të veprojnë të gjithë njëjtë, kur të intonohet himni i Serbisë, në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2016.
Ata kanë postuar një fotografi, ku shihen tre tifozë të kthyer me shpinë, duke treguar se si do të qëndrojnë tifozët shqiptarë gjatë intonimit të himnit serb para lojës, që zhvillohet në Elbasan Arena.
“Nuk është RACISEM! Nuk është DHUNE! Është thjesht Injorim! Ftojmë të gjithë të na bashkohen! SHPERNDAJE!”, shkruan në këtë grup. /Express