Lajme
Katërnjakët nisin klasën e parë (Video)

Sot nisi viti i ri shkollor në territorin e Kosovës. Mijëra fëmijë për herë të parë sot u ulën në bankat e shkollës.
Këtë vit shkollor për herë të parë në banka shkollore po ulen edhe katërnjakët e familjes Zogiani nga Prishtina, njofton Klan Kosova.
Kështu të bashkuar, Hajredini me tri motrat po bëhen gati që ta nisin edhe shkollimin. Janina, Hiflobina e Kastida i marrin çantat që iu blenë për klasën e parë.
Për ta kjo ditë është shumë e gëzuar.
Nga banesa fëmijët se bashku me nënën dhe hallën nisen për në shkollë,transmeton Klan Kosova.
Me vete kanë marrë edhe dhuratat për mësuesen.
Emocionet janë të mëdha edhe për nënën e cila katërnjakët i lindi pas 17 vitesh martesë.