Sport
Zvicra përmbysë Slloveninë nga 0:2 në 3:2

Zvicra ka shënuar fitore të madhe kundër Sllovenisë.
Zvicra e shqiptarëve ka shënuar fitore të madhe kundër Sllovenisë, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Euro 2016.
Zviceranet për më shumë kanë qenë në disavantazh prej 2 golave, por që kanë arritur në 10 minutat e fundit të takimit të përmbysin gjithçka.
Për Slloveninë fillimisht shënuan Novakovic dhe Cesar, ndërsa për Zvicrën Drmic 2 dhe Stocker 1.
Pas kësaj fitoreje Zvicra e ruan pozitën e dytë me 15 pikë, 6 më pak se Anglia në vendin e parë dhe 5 më shumë se sa Estonia në vendin e tretë.