1 shtatori fillon me drejtora te ri ne Preshevë
1 shtator, 2015 mëngjesi në rrugët e Preshevës kishte gjallëri me mijëra nxënës ishin të pregatitur per fillimin e vitit të ri shkollor.
Ky vit i ri shkollor do të nis me drejtorat të ri në disa shkolla në Preshevë.
Pas 41 vite përvojë pune ku 11 vite si drejtor i gjimnazit “Skenderbeu” Abdurrahman Zylfiu sot ai doli në penzion, vendin e tij si ushtrues detyre e zuri Nadër Sadiku i cili është kryetari i degës së PVD-së në Preshevë.
Edhe shkolla e mesme teknike “Presheva” filloi punën me drejtor të ri vendin e Talat Arifit e zuri Islam Jusufi i cili është anëtarë i PDSH-së.
Gjithashtu edhe shkolla në karadakun e Preshevës u bë me drejtoreshë të re e ajo është Merita Sadriu e cila e zuri vendin e drejtorit historik të kësaj shkolle Azem Ahmeti i cili para pak ditësh ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë.
Që të gjithë këta drejtor i ka sjellur politika, e këto poste e vërtetojnë që politika i ka duart e përlyera në shkollat në Preshevë, madje shumë u luftua për këto poste, por ata që ishin “më të fortë” e zurën karriken e drejtorit. WWW.PRESHEVA.AL | KJO ESHTE PRESHEVA JONE!