Lajme

14 vjeçari shpikës i orës digjitale flet në konferencë, ja çfarë thotë

Në një konferencë për media, Ahmed Muhamedi, 14 vjeçari i cili prodhoi vetë një orë digjitale dhe që u arrestua pasi profesoresha e tij mendoi se ai kishte prodhuar një bombë, ka thënë se pas kësaj që i ndodhi, planifikon të ndërrojë shkollën dhe të vazhdojë të ndjek mësimet në ndonjë shkollë tjetër, transmeton SHENJA.

“Ndërtova orën me qëllim që të impresionojë profesoreshën, por më mërzit fakti që ajo kishte përshtypje të gabuar në lidhje me të. Tani planifikoj të transferohem në cilëndo shkollë tjetër”, tha mes tjerash Ahmedi, duke iu falënderuar të gjithë mbështetësve të tij, që i dhanë përkrahje në rrjetet sociale.

I pyetur se a i pengon që profesoresha e tij nuk i ka kërkuar falje për paragjykimin, Ahmed tha që kjo nuk i bën ndonjë përshtypje, por për të mjafton që i tërë opinioni e ka përkrahur, dhe sipas tij, kjo është një lloj pendimi.

Në konferencën për shtyp, ai e ka konfirmuar se do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, ndërsa shprehet se është i befasuar me përkrahjen e madhe që e ka marrë. /SHENJA/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button