1746 nënshkrime për 1 ditë për kthimin e gjykatës në Preshevë
Alternativa për Ndryshim sot ka filluar peticionin me qytetarët e komunës së Preshevës, me titull “TA KTHEJMË GJYKATËN”
Alternativa për Ndryshim tanimë si subjekt politik i regjistruar, ka filluar aktivitetet serioze politike të cilat merren direkt me problemet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.
Vetëm për një ditë u mblodhën 1746 nënshkrime nga qytetarët e Preshevës, raporton Presheva.AL
Sipas Presheva.AL, qytetarë kanë nënshkruar pa heztim dhe se kanë qenë të informuar për peticionin.
Këto nënshkrime janë mbledhur vetëm për 1 ditë, dhe me këtë Alternativa për Ndryshim thotë se Qytetarët po e shprehin masivisht vullnetin e tyre për kthimin e Gjykatës në Preshevë që pushteti lokal i tanishëm e zhduki dhe e dërgoi në Vranjë.
Pë Presheva.AL drejtuesit e AN thanë se ky peticion nuk do të mbetet vetëm në letër, ai do ti dërgohet të gjitha institucioneve relevante, përfshirë ambasadat e ndryshme të akredituara në Beograd, institucioneve të BE-së, qeverisë së Shqipërisë.
Alternativa për Ndryshim garanton popullin që do ti ndjek të gjitha rrugët institucionale dhe se ky problem si edhe shumë të tjerë do të kenë avokat të denjë që tani e tutje. Presheva.AL