771 Polic, të shkarkuar
Në gjashtëmbëdhjetë vjetët e ekzistencës së saj, Policia e Kosovës ka arritur të ngrihet profesionalisht dhe kështu të vlerësohet si më e mira në rajon.
Sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, Policia e Kosovës ka arritur të ndërtojë imazh më të mirë se sa policitë e vendeve të rajonit.
Ndërsa theksojnë nevojën e reformimit në disa segmente.
Ekspertët thonë se 8702 policë se ka Kosova janë të mjaftueshëm për nevojat e vendit, kurse thonë se duhet të shikohet mundësia e pensionimeve të parakohshme në mënyrë që të ulet mosha mesatare, pasi aktualisht ajo është rreth 43 vjet.
Në këto 16 vjet të Policisë së Kosovës janë shkarkuar 771 pjesëtarë, numër ky i cili vlerësohet si i lartë në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian, megjithatë sipas ekspertëve ky numër dëshmon angazhimin e Policisë për të rritur profesionalizmin.