Lajme

Alarmi i Pentagonit: Kriza e refugjatëve do të zgjasë 20 vjet

Kriza e emigrantëve dhe refugjatëve nga Siria dhe Afrika e Veriut drejt Europës, “është një emergjencë shumë e madhe, dhe një krizë reale”. Kështu është shprehur gjeneral Martin Dempsey, shefi i Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe një nga zyrtarët më të lartë të Pentagonit.

Në një intervistë ekskluzive për ABC amerikane, Dempsey thotë se është i “shqetësuar” dhe ka theksuar se nevojë e reagimit të mbarë botës, “si reagim i një anshëm ashtu edhe me aleatët”.

Kjo që po ndodh, për gjeneralin, është një “problem brezash”, duke marrë masat e duhura për të përballuar krizën për të paktën 20 vjet.

Lidhur me foton dramatike të fëmijës sirian trevjeçar, i cili u gjet i pajetë në brigjet e Turqisë, Dempsey thotë se ajo foto “ka të njëjtin efekt si ajo e 1995, të sulmit me predha në sheshin e tregut në Sarajevë, që shtyu NATO-n të ndërhyjë në Bosnje”. Pra, ajo shtyu komunitetin ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje me një emergjencë dramatike.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button