Sport

Arsenali i fundit, Bayerni si gjithnjë, i fuqishëm

Arsnelai njihet nga të gjithë si gjiganti anglez, por në fakt kështu nuk duket në grupe të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Arsene Wenger, ka humbur edhe ndeshjen e dytë në grupe, ku kësaj radhe është mposhtur nga kampionët e Greqisë, Olympiakos 3-2.

‘Topçinjtë’, ishin gjatë gjithë ndeshjes në ndjekje të rezultatit, kur fillimisht për mysafirët realizoi Pardo, ndërsa barazoi Walcott, para se portieri Ospina shënoi një autgol për epërsinë e mysafirëve në pjesën e parë.

Sanchez barazoi në minutën e 65-të, por gëzimi i londinezëve zgjati vetëm një minutë, pasi Finbagason shënoi për 3-2.

Arsenali pas humbjes së dytë është e fundit në grup, ndërsa Olympiakos është ngritur në pozitën e dytë.

Ndërkohë Bayern Munich ka vazhduar me të sajën, duke fituar me goleadë.

Skuadra e Pep Guardiolës, ka shënuar fitore 5-0 ndaj Dinamo Zagreb, falë het-trikut të Robert Lewandowskit, ndërsa nga një gol e shënoi Mario Gotze dhe Douglas Costa.

Ndërkohë në Grupin G, Porto ka shënuar fitore 2-1 ndaj Chelseat.

Andre dhe Maicon shënuan golat për vendasit, ndërsa për Chelsean realizoi braziliani Willian.

Në ndeshjen tjetër, nënkampionët e Ukrainës, Dynamo Kiev ka shënuar fitore 2-0 si mysafir në Izrael te Macabi Tel Aviv.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button