Lajme

Autostrada “Ibrahim Rugova” pa pagesë, veç edhe katër muaj

Të paktën katër muaj kanë mbetur për të vozitur pa pagesë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës është duke e përgatitur vendimin për të bërë me pagesë vozitjen në rrugën e kombit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi ka treguar se ka dy ditë që kanë nisur përgatitjet lidhur me vendosjen e tuneleve për pagesën e autostradës.

“Pasi që nga 1 shtatori kanë filluar të ndërtohen tunele për pagesë në Rrugën e Kombit edhe autostrada e jonë pritet që nga 1 Janari 2016 të fillojë të paguhet”, tha Muharremi.

Edhe pse janë shpalosur tabelat për vendet se ku mund të kryhet pagesa e autostradës që mban emrin e ish-presidentit historik të Kosovës, këtë vit, sipas Muharremit, është e pa mundur të hy në fuqi vendimi për pagim.

“Ende nuk ka ardhur vendimi dhe është e pa mundur që këtë viti të niset me pagesë”, ka treguar tutje për Gazetën Express zëvendës ministri i Infrastrukturës.

Ndryshe, “Rruga e Kombit” e cila kalon nëpër Shqipëri për tu kaluar duhet paguar që nga 15 tetori i këtij viti. Pagesa për të, sipas ministrit të Infrastrukturës së Shqipërisë, Edmond Haxhinaso do të jetë 5 euro. Përderisa, tenderi për kompaninë e cila do të mbledhë këto pagesa ende nuk është dhënë dhe 4 kompani të huaja vazhdojnë të jenë në garë për ta fituar atë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button