Sport

Baseli “harron” Gashin, çfarë po ndodh?!

Sezonin e shkuar ishte i paprekshëm në formacionin bazë, ndërsa më largimin e Paulo Souzës, hierarkitë kanë ndryshuar. Dje, në stol për 90 minuta. Tre ndeshje, vetëm 78 minuta.
Tre ndeshjet e fundit, vetëm 78 minuta në fushë… Madje, mbrëmë, ndaj një kundërshtari të dobët në letër si Lugano e Zemanit – ndeshje e fituar 3-1 – trajneri Urs Fisher e ka lënë në stol për 90 minuta, duke mos e aktivizuar as pjesën e dytë.

Në vend të Kakitanit, trajneri zviceran ka hedhur në fushë, si mesfushor sulmues i krahut të djathtë, Bjarnasonin. Por, veç kësaj, në krah të majtë, trajneri është duke aktivizuar Davide Kaja, që ka shënuar edhe dy gola në këtë sezon.

Por, edhe nëse bëhet një krahasim numrash, del një diferencë prej 253 minutash, pra praktikisht gati 3 ndeshje më pak ka luajtur futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë. Pa harruar këtu që në këtë sezon ka tre ndeshje që s’ka zbritur në fushë aspak në dhjetë javë që janë luajtur, shkruan Sport Ekspres.

Në sezonin e shkuar, në këtë moment, pas dhjetë javësh në Superligën zvicerane, Gashi kishte luajtur plot 668 minuta dhe thuajse nisur titullar tek të gjitha, ndërsa sivjet vetëm 415 minuta dhe në tre ndeshje s’ka prekur aspak fushën e blertë.

Afati kalimtar i janarit do të jetë shumë deçizive për të kuptuar më shumë. Sakaq, Gashi është duke përjetuar një moment aspak të lumtur, edhe pse ka shënuar tre gola në tre fitore të Bazelit.

Por, ofertat që mund të vijnë në janar në drejtim të tij mund të ndryshojnë gjithçka dhe kampionët e Zvicrës s’do të pengonin një largim, ashtu si bënë në verë, duke kërkuar mbi 12 milionë euro për kartonin e futbollistit të lindur në Zurich. Por, forma e tij mund të pasqyrohet edhe në kombëtare, ku në ndeshjet e fundit është dukur jo entuziast, edhe pse ka luajtur më shumë për skuadrën dhe si mesfushor me tipare mbrojtësi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button