Lajme

BE dhe Qeveria e Zvicrës dhurojnë 240 mijë euro për refugjatët në Preshevë

Në Qendrën për pranim të refugjatëve dhe migrantëve në Preshevë të martën u dhuruar 900 batanije, 700 komplete mbulesa krevatesh dhe 350 jastëkë, përderisa javën e kaluar kësaj qendre i janë dorëzuar dhjetë kontejnerë, rezervuar për ujë dhe 15 tualete mobilë.

Këto ndihma në vlerë rreth 240.000 euro janë dhënë në kuadër të paketës së ndihmës për Qendrën pranuese nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës, përmes programit për zhvillim Progresi Evropian.

“Mjetet e dorëzuara do t’í shërbejnë Qendrës për t’u përkujdesur për refugjatët më të lënduar dhe të përmbushë kushtet elementare higjieniko-sanitare, të nevojshme për pritjen e njerëzve, siç janë heqjen e mbeturinave dhe furnizimi me ujë. Këto nevoja janë identifikuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Punësimit e çështjeve sociale si dhe Komisariatin për Refugjatë”, thuhet në njoftimin e programit Progresi Evropian në Serbi, transmeton Titulli.com.

Në kuadër të kësaj ndihme Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës, përmes Progresit Evropian, kanë siguruar mjetet për blerjen e një kamioni për largimin dhe transportin e mbeturinave, me anë të cilit ndërmarrja komunale do të mund të mbajë pastërtinë më mirë në Qendrën për refugjatë, por edhe në qytet. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button