Lajme

Beata Merk viziton kampin e refugjatëve në St.Hekurudhor dhe Miratoc

Preshevë, 03 shtator 2015
Ministrja për Integrime Evropiane e provincës gjerman të Bavarisë Beata Merk sot vizitoi kampin e refugjatëve në stacionin hekurudhor dhe atë në Miratoc.
Ajo gjatë kësaj vizite tha sot në prag të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg, se një nga temat që do të vendosen dhe që të marrin një qëndrim të përbashkët të gjithë 28 shtetet anëtarët e BE-së për krizën e emigrantëve.
“BE-ja duhet para së gjithash të miratojë një qëndrim të përbashkët për të ndihmuar njerëzit që vijnë nga zonat e shkatërruara nga lufta ku 28 shtetet anëtare të BE-së të marrin sa më shumë përgjegjësi” tha Merk, transmeton Presheva.AL

“BE-ja në shumë raste ka treguar solidaritet të shquar në mes nesh, dhe unë mendoj se ky është momenti që të gjithë 28 anëtarët e BE-së të tregojnë solidaritet ndaj vendeve që nuk janë në BE”, ka thënë Merk.

Ajo bashk me ministrin Aleksandar Vulin viztuan qendrën e përkohshme për emigrantët në Preshevë.

Takimi dy-ditor jozyrtar i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (Gymnich) fillon nesër në Luksemburg, një nga temat kryesore që do të diskutohen do të jetë edhe çështja e tanishme e migrimit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button