Sport
Belgu zëvendësues i Ronaldos te Reali

Real Madridi ka kthyer sytë kah futbollisti belg i Chelseat, Eden Hazard.
Kështu së paku raporton gazeta “The Times”, e cila bazuar në burimet brenda klubit shkuan se reprezentusi belg shihet si zëvendësues i Cristiano Romaldo, që pritet vitin e ardhshëm të largohet nga skuadra madridlene, transmeton Telegrafi.
Për transferimin e 24-vjeçarit te Los Blancos, mbretërit kanë angazhuar legjendën franceze, Zinedine Zidane, i cili thuhet se ka raporte të mira me Hazard.
Kujtojmë se mesfushori kaloi në radhët e kampionit anglez për shumën prej 32 milionë funtesh nga skuadra franceze e Lilles.