Lajme

Beogradi i frikësohet formimit të Asociacionit Luginë, u kërcënohet shqiptarëve

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës (jugu i Serbisë) për të shtunën planifikojnë të shpallin Asociacionin e Komunave të banuara me popullatë shqiptare.

Portali “Kurir” i Beogradit këtë e quan “plan të ferrit” dhe shton se, transmeton Koha.net, përfshin edhe trazira nëse kundërshtohet dhe se shqiptarët në këtë qëllim e kanë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës si përgjigje ndaj formimit të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.

“Në takimin sekret të mbajtur në Preshevë të hënën, në të cilin kanë marrë pjesë Jonuz Musliu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe zëvendësi i tij Shukri Imeri, pastaj Nagip Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit dhe Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës, janë marrë vesh që më 12 shtator të mbajnë mbledhjen me të gjithë asamblistët shqiptarë nga tri këto komuna (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë). Edhe pse është planifikuar që deklaratën për themelimin komunave të populluar me shqiptarë ta propozojnë formalisht këshilltarët e tyre, pas saj në fakt qëndrojnë këta katër persona që e kanë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës”, citon “Kurir” bashkëbiseduesin.

Sipas portalit , krerët e Preshevës e të Bujanocit në atë mbledhje vetë kanë propozuar se shqiptarët duhet “vendosmërisht të përgjigjen” ndaj formimit të AKS-së në Kosovë.

“Kemi përkrahjen e Prishtinës, konkretisht të Republikës së Kosovës, që këtë plan ta dërgojmë në fund të shtunën. Nëse Beogradi do të jetë kundër, ne do t’i organizojmë njerëzit tanë këtu por edhe nga Kosova që të dalin rrugë. Kjo do të jetë një përgjigje jona e rreptë për atë që serbë kanë fituar në Kosovë. Do të na mbajnë ndër mend”, citon “Kurir” të ketë thënë Arifi.

“Ajo që ata po planifikojnë është kundër Kushtetutës. Atyre si pakicë kombëtare në Serbi u janë garantuar të gjitha të drejtat. Nëse vërtetë do të formojnë ndo njëfarë asociacioni, është e qartë se ai nuk do të njihet e kundër organizatorëve do të ngrihen padi penale. Nëse do të ndodhin trazira siç është paralajmëruar, organizatorët do të arrestohen”, ka thënë burimi për portalin serb. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button