Lajme

Bujanoci së shpejti me rreth-rrotullim

Kryetari i komunës së Bujanocit dr. Nagip Arifi me 29 janar të këtij viti ka nënshkruart kontratën për ndërtimin e rreth rrotulllimit në hyrje të qytetit të Bujanocit me kompaninë “Saba Bellqa” Sot me 18 shator kanë filluar zyrtarisht punimet rreth ndërtimit të rreth rrotullimit në hyrje të qytetit të Bujanocit dhe renovimit të rrugës së Gjilanit.

Qyteti i Bujanocit me këtë projekt me vlerë prej 87 milion 266 mijë e 725.31 dinarë me tatimin mbi vlerën e shtuar, po kompleton infrastrukturën dhe po merr pamje të një qyteti me standarde Europian. Ky projekt sipas Arbër Pjazitit shefit të kabineti të kryetarit ka një rëndësi të veçant për territorin e komunës sonë sepse e lidhet me rrugën që shpie në drejtim të Kosovë dhe me korridorin 10, tha Pjaziti. Sipas Pajazitit krye i punës është “Saba Bellça” nga Preshvea, ndërsa organi mbykqyrës është Instituti për Komunikacion nga Beogradi CIP si dhe ndërmarrja publike Putevi Srbije. Vlera e organit mbykqyrës sipas Arbër Pajazitit është 1 milion e 740 mijë dinarë me TVSH me pëlqim të Minsitrisë së Ndërtimit. Në vitin 2015, pas përfundimit të projektit të qendrës së qytetit, fillimit të punimeve të transfer Stacionit sot ka filluar edhe një tjetër projekt kapital “ Rreth Rotullimi “ në hyrje të qytetit të Bujanocit dhe ditëve në vijim pritet edhe rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Tërnoc. Javën e ardhshme do të vendosen edhe shenjat sinjalizuese të përkohshme të cilat do të rregullojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe qytetarëve. Sipas shefit të kabinetit Abër Pajaziti afati për përfudnimin e këtij projekti është 90 ditë kalendarik dhe se kontrata për përfundimin e punimeve është e ndarë në faza, dhe sot ka filluar faza e parë e cila ka të bjë me rreth rrotullimin. BujanociNet

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button