Çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë pije energjike
Pas efekteve të Coca-Cola-s në organizmin tonë, tani janë vënë nën vëzhgim edhe pijet energjike.
Dita është veçanërisht e rëndë, na presin ende orë pune apo studimi, dikush përpiqet të luftojë lodhjen me një kafe, të tjerët preferojnë një pije energjike. Por çfarë i ndodh fizikut tonë në të vërtetë?
Më poshtë hap pas hapi kemi efektet kryesore, që pëson organizmi ynë pas konsumimit të pijeve energjike:
Pas 10 minutash:
Kafeina hyn në gjak, rriten rrahjet e zemrës dhe presioni gjithashtu.
Pas 15-45 minutash: Niveli i kafeinës në gjak është tej mase i lartë, aftësia për t’u përqendruar rritet, ndjehemi aktivë dhe vigjilent.
Pas 30-50 minutash: Përthithja e kafeinës përfundon, mëlçia përgjigjet duke thithur një sasi më të madhe të sheqerit nga gjaku.
Pas 1 ore:Organizmi pëson rënie të nivelit të sheqerit në gjak, efektet e kafeinës janë duke përfunduar. Tani fillojmë të ndihemi sërish të lodhur.
Pas 5-6 orësh: Niveli i kafeinës në gjak është ulur me 50%.
Pas 12 orësh: Kafeina në gjak është asgjësuar plotësisht.
Pas 12-24 orësh: Për ata që marrin kafeinë në mënyrë të rregullt, fillojnë këto simptoma: dhimbje koke, nervozizëm dhe kapsllëk.
Pas 7-12 ditësh: Studimet tregojnë se, në këtë pikë trupi është mësuar me kafeinën ashtu siç ndodh me drogën. Në të ardhmen efektet do të jenë më pak intensive.