Sport
Coutinho në planet e Realit

Mesfushori ofensivë, Philippe Coutinho mund të largohet nga Liverpooli në fund të këtij stinori.
Talenti brazilian ka shkëlqyer në dy stinorët e fundit me ‘The Reds’, dhe tani është në planet e gjigantit spanjoll Real Madrid.
Sipas medieve spanjolle, Real Madrid është duke e monitoruar situatën e brazilianit dhe dëshirojnë ta transferojnë atë në ‘Santiago Bernabeu’.
Mesfushori spanjoll Isco, pritet të largohet nga Real Madrid pas minutazhës së vogël dhe Coutinho shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.
Vlera aktuale e reprezentuesit brazilian është rreth 40 milionë euro, para që për ‘Mbretërit’, asnjëherë nuk kanë qenë problem.