Lajme

Daçiq kërcënon shqiptarët e Luginës: Mos gaboni ta themeloni Asociacionin

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministri Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që mos ta “themelojnë Asociacionin paralele të komunave siç është rasti me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Daçiq në mitingun parazgjedhor të mbajtur në Medvegjë, ku të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ka thënë se shqiptarët se në këtë komunë dhe në komunat Bujanoc dhe Preshevë nuk duhet të jenë të diskriminuar, por duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe rendin e vendit ku jetojnë, transmeton Indeksonline.

“I paralajmëroj ata që të shtunën në Preshevë mos të themelojnë ndonjë Bashkësi paralele me atë që është në Kosovë. I paralajmëroj ata që mos të luajnë me zjarrin dhe ta respektojnë rendin Kushtetutës të Republikës së Serbisë. Ajo që Serbia është për dialog, nuk do të thotë se është e dobësuar, përkundrazi, ajo është e fuqishme, më fuqishme në 20-30 vitet e fundit”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës me faktin që po bisedon në Bruksel me palën kosovare.

“Sot kam dëgjuar se kryeministri shqiptar ka deklaruar se Serbia e ka njohur Kosovën me faktin që po bisedon në Bruksel. Kjo është gënjeshtër. Dua t’u them Shqipërisë dhe shqiptarëve që Serbia dëshiron marrëdhenie të mira në rajon dhe pakicës kombëtare shqiptare i garanton të drejta, por Serbia nuk do të lejoj që dikush ta përulë dhe ta cenojë integritetin e saj territorial”, ka thënë ai, duke shtuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit është suksesi më i madh i koalicionin qeverisës serb.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button