Dy minuta i mjaftojnë Barcës, Roma duket provinciale ndaj bjellorusëve
Kampioni aktual i Evropës, Barcelona është rikthyer për ta fituar ndeshjen e parë në grupe ndaj Bayer Leverkusenit.
Gjiganti katlaunas, e pa vetën në disavantazh pas pjesës së parë, falë golit të shënuar për mysafirët nga mbrojtësi Papadopoulos.
Por në pjesën e dytë Barcelona e hendikepuar pa Lionel Messin, ka treguar forcën ndaj Bayer Leverkusenit për të shënuar fitore 2-1.
Skuadra e Luis Enriques ka rikthyer gjithçka për dy minuta ndaj gjermanëve, ku fillimisht barazuan në minutën e 80-të me anë të Sergio Robertos, ndërsa dy minuta më vonë Luis Suarez shënoi për 2-1.
Kjo ishte fitorja e parë e Barcelonës, fitore që e ngritë në pozitën e parë në Grupin E.
Ndërkohë Roma ka treguar se nuk është aspak skuadër serioze ndaj ekipeve të vogla.
Giallorosët kanë pësuar disfatë nga udhëtimi në Bjellorusi, nga Bate Borisov me rezultat 3-2.
Vendasit shënuan tre gola të shpejtë me anë të Stasevic dhe Mladenovic që shënoi dy gola.
Ndërkohë Roma u rikthye në lojë me golat e Gervinhos dhe Torosidist në pjesën e dytë por pa mundur të arrijnë diçka më shumë.
Rastin më të mirë për barazim e kishte Alessandro Florenzi por që goditja e tij e qëlloi shtyllën. Pas kësaj fitore, Bate mbetet në pozitën e tretë me 3 pikë ndërsa Roma e fundit me vetëm një pikë.