Dy studente nga Lugina e Preshevës për herë të parë në Universitetin e Elbasanit (Video)

Për herë të parë dy student nga Lugina e Preshevës do të ndjekin ciklin e parë të studimeve Bachelor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Studentet fatlume, që kanë mundur të rregjistrohen në universitetin e Elbasanit në dy kuotat e lira në dispozicion të studentëve nga trevat shqiptare, janë pikërisht dy vajzat nga Lugina e Preshevës, Fjolla Esati dhe Viona Abdyli.
Dy studentet e ardhsme të universitetit të Elbasanit, do të ndjekin studimet në degën e Logopedisë në Fakultetin e Shkencave Mjeksore Teknike.
Dy vazjat nga treva e Luginës së Preshevës duket se vec faktit që do të jenë studentet e para nga vedi i tyre që do të ndjekin studimet në Elbasan, shpresojnë të jenë dhe një pikë kontakti mes Elbasanit dhe Luginës së Preshevës.