Lajme

Dyqanet mashtrojnë konsumatorët me çmime të ndryshme nga rafti në arkë

Konsumatorët po mashtrohen nga tregtarët e dyqaneve, respektivisht marketeve tona me çmimet e produkteve raft-arkë. Këto çmime ndonjëherë janë më të lira në rafte, kurse në arkë janë më të shtrenjta. Kjo dukuri e mashtrimeve ndaj konsumatorëve ka shënuar rritje, për të cilat inspektorati i Ministrisë së Tregtisë në disa raste ka ndërmarrë masa për të inspektuar dyqanet, duke shqiptuar gjoba për 18 operatorë prej 20 ankesave që ishin bërë nga konsumatorët. Gjobat për mashtruesit ishin rreth 3 mijë euro për një rast.

Drejtues të shoqatës “Konsumatori”, vlerësojnë se manipulimet me çmimet e produkteve fatkeqësisht po ekzistojnë nëpër dyqane dhe konsumatorët përveç që po dëmtohen, po ndihen edhe të mashtruar.

Kryeinspektori në Inspektoratin e tregut në kuadër të MTI-së, Lulëzim Syla për KosovaPress thotë se në pesë mujorin e fundit kanë pranuar 20 ankesa nga konsumatorët për çmimet e ndryshme raft-arkë. Të gjitha këto sipas tij janë shqyrtuar nga inspektorati dhe është vepruar konform ligjit në fuqi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button