Sport
E konfirmuar: Do të jenë 100 serbë në stadium

Është e konfirmuar që në “Elbasan Arena” do të ketë edhe mbështetës të Serbisë kundër Shqipërisë për eliminatoret e Evropianit, “France 2016”.
Ka qenë fillimisht kryeministri shqiptar, Edi Rama që e ka njoftuar diçka të tillë, në takimin e drejtpërdrejtë në një studio televizive me homologun e tij, Aleksander Vucic, por edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që e ka njoftuar diçka të tillë.
Do të jenë sponsorë dhe bashkëpunëtorë të federatës serbe ata që do të kenë rreth 100 vende në tribunën qendrore.