Lajme
Emigrantët në shi në Preshevë

Në Preshevë sot u regjistrua një numër i madh i refugjatëve, vetëm në mesditë janë regjistruar diku 1000 refugjatë në qendrën e pranimit ne St.Hekurudhor.
Presheva.AL doli në teren për ta parë për së afërmi gjendjen e tyre, ku dhe mund ti shikoni se në çfarë kushtesh po përballen, e për këta refugjatë udhëtimi tani ka filluar të vëshitrësohet për shkak të ndryshimit të kushteve klimatike, shumë prej tyre i gjetëm të lagur nga shiu që sot nuk ndaloi së reshuri, fëmijët dridheshin nga i ftohti pasi iu kishin lagur rrobat.
Policia kishte improvizuar një mbulojë me “najlonë”, por kjo nuk i mbulonte të gjithë për shkak numri të madh të tyre.
Më poshtë mund ti shihni disa foto nga tereni./Presheva.AL