Lajme

Fëmijët sirianë në vend të lodrave në çanta bartin rroba e batanije [video]

Lodrat e fëmijërisë të lëna në pragun e shtëpisë, këta fëmijë nga Siria i kanë zëvendësuar me çantat e mbushura me rroba e batanijet e shtrira në tokë, raporton KTV.

Këta vogëlushë e kanë të pamundur ta kuptojnë se cilat ishin arsyet që i bënë prindërit e tyre ta braktisin atë që e quanin shtëpi, madje as faktin se përse u deshën me ditë të tëra prapa grilave në shtetin e Greqisë.

Nëna e tyre, Besma Shukut, e tregon rrugën e mundimshme që bënë për ditë të tëra e dhembjen që e përjetoi nga vaji i fëmijëve, përcjell Koha.net. Por, kryefamiljari, pavarësisht të gjitha vështirësive, thotë se as nuk do të mund të mendonte të kthehej prapa këtij rrugëtimi.

Ndërkaq një rrëfim ndryshe e me arsye tjetër të largimit kishin të rinjtë. Ata thonë se duan të shkojnë në një vend më të sigurt e me perspektivë për jetë.

Të gjithë refugjatët të cilët presin për të marrë këtë leje përcillen nga një grup i të rinjve të këtij qyteti. Ata vullnetarisht kanë ndihmuar bartjen me autobusë nga fshati Miratoc që është në kufi me Maqedoninë, ndërkaq u ndihmojnë edhe me ushqim e veshmbathje.

Por Komunës së Preshevës nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga qeveria e Serbisë, përcjell koha.net. Rreth 80 mijë refugjatë kanë kaluar deri tani në Preshevë, të cilët këtë rrugë e shfrytëzojnë si transit për në destinacionet e tjera të dëshiruara.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button