Lajme
Filloi viti i ri shkollor në Luginë
Në shkolla shqipe të Luginës, sikurse në tërë Serbinë, sot ka filluar viti i ri shkollor 2015/16.
Pas pushimit veror nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga 1 shtatori fillojnë një vit të ri shkollimi. Si në shkollat tjera edhe në atë fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë nxënësit që nga orët e mëngjesit ishin rreshtuar në pritje për t’u ulur në bankat shkollore.
Përgatitjet për pritjen e nxënësve janë bërë me kohë dhe se atyre i dëshiron një vit të mbarë shkollor.