Sport
“Frika” serbe, në Shqipëri na presin me snajperë!
Mediat serbe vazhdojnë të bëjnë lajme bombastike për ndeshjen e 8 tetorit që do të zhvillohet në Elbasan ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
“Frika” serbe ka të bëjë tani nga siguria e lartë që është paralajmëruar në mediat shqiptare për këtë sfidë.
Paralajmërimi se stadiumi do të sigurohet nga forca speciale dhe snajperistë në ndërtesat përreth stadiumit po quhet i tepruar në Serbi.
Kjo situatë sipas tyre ngjanë me një zone lufte e siguruar nga snajperistët.