Sport

Galliani prezanton Balotellin e “ri”

Adriano Galliani insiston se Mario Balotelli ka ndryshuar shumë prej se është kthyer në Milan.
Sulmuesi që njihet për sjelljet jo të mira në të shkuarën, ka filluar të bëjë figurë të mirë te Rossonerët prej se është kthyer nga Liverpooli.

“Ai ka një qëndrim të jashtëzakonshëm, ai ka ndryshuar rrënjësisht”, tha Galliani.

“Ai është i pari që arrin në Milanello dhe i fundit që largohet. Mihajlovic kërkon nga lojtarët që të vijnë për mëngjes në ora 8:30, por ai gjithmonë është aty në ora 8:00”. Mario e ka kuptuar se ky është rasti i tij i fundit dhe nuk dëshiron ta qoj dëm. Aftësitë e tij teknike asnjëherë nuk i kemi diskutuar. Nëse ai vazhdon me këtë qasjen që ka në këtë javë të parë, atëherë ai do të jetë në rregull”, përfundoi Galliani.

Balotelli do të mundohet që me paraqitjet e tij ta rifitojë vendin e tij në kombëtaren italiane.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button