Fun
Gjen pitonin në tualet (Foto)

Në Australi, një banorë ka gjetur në tualetin e tij një gjarpër, i cili ishte i gjatë rreth tre metra.
Një piton kishte hyrë në një tualet në Queensland. Kurse ishte Elliot Budd, nga Townsville, ishte thirrur që të largojë atë nga tualeti, transmeton Koha.net shkrimin e Daily Mail.
“Ishte i gjatë rreth tre metra, padyshim njëri ndër më të gjatë që kam zhvendosur ndonjëherë”, është shprehur Budd për Daily Mail Australia.
Budd është një vullnetar, i cili adhuron të kapë gjarpërinj. Ai gjithashtu këshilloi qytetarët që të jenë të kujdesshëm pasi mund të hasin përsëri në gjarpërinj të tillë.