Gjuriq: Idetë për themelim të Asociacionit në Luginë, qesharake
Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se idetë e disa politikanëve shqiptarë për reciprocitet të Asociacionit në komunat shqiptare në Serbi duken joserioze dhe qesharake.
Gjuriq ka thënë se kjo ide nuk mund të zbatohet, pasi nuk është reale dhe nuk ka bazë ligjore, transmeton Indeksonline. “Kemi dëgjuar nga disa politkanë serbë në jug se disa politkanë shqiptarë kanë shprehur dëshirën për një lloj reciprociteti në zbatimin Asociacionit edhe në Serbi. Mund vetëm të them se kemi dëgjuar për këto ide, dhe ato duken joserioze dhe qesharake, që prej kur nuk bazohen në ligje dhe realitet, pasi që shqiptarët përbëjnë shumicë popullate vetëm në njërën prej komunave serbe në jug”, ka thënë Gjuriq për Tanjug. Ai ka thënë se këto ide nuk janë në të mirë të shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë, pasi sipas tij, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Serbi duhet të ndërtohen ura bashkpunimi dhe jo institucione përqarëse, “apo kush e di se çfarë ngjet në kokën e tyre që nuk e kuptojnë rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve.