Përfaqësuesit e Zyrës për të Rinj në Preshevë kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Shoqatës së Futbollit të Shqipërisë u kanë propozuar , që gjysmën e fitimeve nga shitja e biletave në ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të luhet më 8 tetor, të dhurohen për refugjatët që vijnë në Preshevë.
“Banorët nga Presheva, edhe pse në një gjendje të rëndë ekonomike, kërkojnë që të ndihmohen refugjatët të cilët po vijnë çdo ditë në këtë qytet dhe të tregoni solidaritetin me ta, gjithashtu ky veprim me fitimin e biletave do të ishte një formë për ti përmirësuar mardhëniet midis shqipëtarëve dhe serbëve” thuhet në një letër të shkruar nga Zyra për të rinj nga Presheva për portalin Tanjug, transmeton Presheva.AL
Këta të rinjë Kryeministrit Shqiptar i kan shpjeguar se cilat janë nevojat e refugjatëve në teritorin e Preshevës, dhe siç po raportohet se loja po parashihet si një problem i madh, dhe ky gjest do të jetë një mesazh shumë i mirë për të gjithë pjesëmarrësit. Presheva.AL