Tech / Shkencë

Google do të prezantojë dy smartfonë Nexus më 29 shtator

Gjiganti i motorit të kërkimit, Google, ka lajmëruar se do të mbajë një eveniment në datën 29 Shtator në San Francisco ku do të hedhë dritë mbi smartfonët Nexus, aq shumë të përfolur kohët e fundit. Do të prezantohen dy modele: një ndërtuar nga LG dhe tjetri nga Huawei.
Ato çfarë ofrojnë smartfonët Nexus është një eksperiencë e pastër të Android. Ata do të jenë të parët që do të pajisen me sistemin e ri operativtë prezantuar pak javë më parë, Android Marshmallow.

Ky debutim është diçka shumë e rëndësishme dhe për Huawei, kompaninë e cila prodhon telefonë dhe tabletë Android por është hera e parë që ndërton një produkt të linjës Nexus. Huawei do ta përdorë këtë bashkëpunim me Google për të forcuar prezencën e saj në treg dhe pse jo për tu bërë pjesë e tregjeve të reja amerikane dhe europiane.

Ndërsa përsa i përket marrëdhënies Google dhe LG, mund të themi se është hera e tretë që gjigandi i motorrit të kërkimit bashkëpunon me këtë kompani për ndërtimin e një smartfoni Nexus.

Prodhuesi korean u mor me ndërtimin e Nexus 4 dhe Nexus 5, që spikatën për dizajnin dhe komponentët. Ajo që nuk është ende e qartë ngelet çmimi i tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button