Lajme

”Hëna e përgjakshme” fenomeni tjetër i çuditshëm

Në fillim ishte një fenomen të cilin astronomi Mark Hammergren, e quajti të parëndësishëm, e që bëhej fjalë për efektin blu që hëna e shfaqi
Por tani duhet të përgatiteni për një fenomen tjetër, për të cilin thuhet se do të ndodhë më 28 shtator, e që ajo është ‘’Hëna e përgjakshme’’, një eklips total qe do t`i sjellë satelitit tonë ngjyrë të veçantë, përkundër nga mendimet e shumë njerëzve të cilët mendojnë që është një shenjë e keqe.

Kjo nuk do të jetë e tëra, në ato momente hëna do të jetë më e errëta por dhe më e ndriçuara për një natë të vetme.

Momentet magjepsëse të tilla sikur eklipset, janë të rralla kur në një çast magjik hëna apo dielli mbulohen në mënyrë të përkohshme që gjithë njerëzit të bëhen kuriozë të vështrojnë qiellin, se çfarë do të ndodhë më tutje.

Në natën e 28 shtatorit, hëna do të pozicionohet në një distancë prej vetëm 356,877 kilometra nga toka krahasuar me distancën e përgjithsme prej 385 mijë kilometrash.

Kjo ndodhë për shkak të formës jo perfekshmërisht rrethore të orbitës hënore dhe për pasojë hëna do të shfaqet më e madhe dhe më e shndritshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button