Sport
Hughes: Shpresojmë që Shaqiri nuk ka lëndim serioz
Mark Hughes është shprehur i lumtur me fitoren e parë këtë sezon në Premierligë, pasi Stoke City mundi 2-1 Bournemouthin.
Mirëpo, fitorja e tij kishte pasoja, pasi Xherdan Shaqiri u lëndua në minutën 49-të, për t’u zëvendësuar menjëherë.
“Ende nuk mund të themi shumë për këtë. Ne do t’i presim analizat dhe më detajisht do të dijmë të hënën se për çfarë lëndimi bëhet fjalë”.
“Shpresojmë të mos jetë diçka serioze pasi Shaqiri është një lojtar i rëndësishëm për ne”, tha Hughes pas ndeshjes.
“Shpresojmë se ai do të rikthehet shumë shpejt dhe të mos e ketë lënduar këmbën shumë”, shtoi Hughes.
Mediat zvicerane shkruajnë se Shaqa me gjasë do t’i mungojë Zvicrës në dy ndeshjet kualifikuese të tetorit.