Lajme

I ofron dhjetë euro policit, përfundon në pranga

Policia e Ferizajt ka ndaluar personin i cili, për t’iu shmangur gjobës në trafik, i kishte ofruar dhjetë euro policit të trafikut.
Burimet policore bëjnë të ditur se njësiti policor i trafikut rrugor, gjatë kontrollit ka ndaluar një automjet udhëtarësh me targa të Shqipërisë, për arsye se ngasësi kishte kryer kundërvajtje duke tejkaluar automjetet tjera në vendin ku ky veprim ishte i ndaluar me shenjë komunikacioni.

“Derisa polici ishte duke plotësuar tiketën, i dyshuari Z. B, 40 vjeç, është afruar te vetura zyrtare dhe ka hedhur në ulësen e pasme dy kartëmonedha nga pesë euro, gjithsej 10 euro, me qëllim të ofrimit të mitos për zyrtarët policorë”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi

Pas dhënies së tiketës për kundërvajtjen e kryer, Policia ka arrestuar të dyshuarin për dhënie të ryshfetit dhe lëndën e kanë proceduar tek njësiti për krime ekonomike të cilët janë marrë me rastin në fjalë.

Bëhet e ditur se pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës, me urdhër të prokurori t të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ferizaj, rasti i është dërguar gjykatës me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button