Lajme

Isa Mustafa ua mbylli derën liderëve politikë të Preshevës

Sikurse serbët e Kosovës, edhe shqiptarët e tri komunave të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit miratuan një Deklaratë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

Ata një javë pas miratimit të Asociacionit ia mësyn Prishtinës zyrtare për të biseduar me kryeministrin e Kosovës, Isa Musafën. Por ky i fundit nuk që i gatshëm që ti pres në takim kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc për të folur më shumë për AASHL-NË.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim për ORAinfo, ka bërë të ditur se takimi me kryeministrin me datë 17 të këtij muaji në kabinetin e kryeministrit është shtyrë për një datë të pacaktuar, sepse kryeministri në atë datë duhej të raportonte në interpelancë në Kuvendin e Kosovës.
“Ishte në fakt një takim i menaxhuar dhe i caktuar për datën 17 shtator. Dy kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit si dhe kryetari i Këshillit Kombëtarë, Jonuz Musliu i paraparë për ora 13:00 në kabinetin e kryeministrit Mustafa në Prishtinë. Megjithatë për shkak të seancës parlamentare ku kyreministri kishte interpelancë për të raportuar e ka shtyrë këtë takim, pa e caktuar një datë tjetër”, ka thënë për ORAinfo, Ragmi Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se megjithatë preshevarët shpresojnë për takimin me kryeministrin Mustafa.

“Konsideroj që takimi do të realizohet në të ardhmen e afërt sepse është në interes edhe te Kosovës edhe të shqiptareve të Luginës së Preshevës dhe të Qeverisë së Kosovës. Nuk ka ndonjë datë apo ndonjë afat kohor se kur do të zhvillohet takimi, ne megjithatë do të presim për të zhvilluar një bisedë vëllazërore”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Deklarata për AKSHL-së u miratua më 12 shtator në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa deklaroi se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.

“Ne akoma jemi në trysni të vazhdueshme dhe nën presion nga ana e Beogradit në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomik dhe politike”, ka shtuar Mustafa për ORAinfo.

Vlen të theksohet se në mbledhje nuk morën pjesë shumica e përfaqësuesve të opozitës në Preshevë, gjegjësisht Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit. ORAinfo

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button